Një person ka vdekur në një zjarr që ka shpërthyer sot në një shtëpi në fshatin Erekovci të Prilepit.
Zjarrfiksat e Prilepit sot në ora 12:34 kanë marrë një telefonatë për një zjarr në një shtëpi në fshatin Erekovci, të cilët kanë intervenuar me dy automjete dhe pesë zjarrfiksa.
Sipas komandantit në detyrë në Njësinë kundërzjarrit në Prilep, në zjarr ka humbur jetën 76 vjeçari D.N i cili nuk mund të lëvizte. Djali i tij dy orë para se zjarri të shpërthej kishet dalë jashtë shtëpisë.
Mjekët e ndihmës emergjente mjekësore e kanë konfirmuar vdekjen, dhe inspektim në vendin e tragjedisë kanë kryer ekipi i policisë së Prilepit dhe Prokuroria Themelore Publike për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe vdekjen e 76 vjeçarit.
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...