VMRO-DPMNE vazhdon me bllokimin e punimeve të kuvendit të Maqedonisë. Kryetari i kësaj partie, Nikolla Gruevski, tha se në kuvend po zhvillon luftë politike jo për pushtet por për vendin. Ndërsa, LSDM kërkoi që të kalohet në debatin për zgjedhjen e kryetarit të ri të kuvendit.
LSDM shfaqet e pafuqishme për të ndaluar lojën e VMRO-DPMNE që mban të bllokuar punimet e kuvendit të Maqedonisë. Edhe në ditën e 11 të seancës konstituive, situata vazhdoi e njëjtë me debate dhe replika.
Kreu i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, tha se në Kuvend është duke u zhvilluar një luftë politike për Maqedoninë e jo për pushtet. Gjatë seancës LSDM kërkoi kapërcimin e pikës së rendit të ditës për formimin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime duke synuar që debati të kalojë në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
Por deputetët e VMRO-DPMNE refuzuan duke thënë se kjo nuk është praktikë e institucionit ligjvënës dhe u shprehën të bindur se LSDM do të vazhdojë të mbetet në opozitë. Surija Rushiti, deputet i Aleancës për Shqiptarët, theksoi se deputetët e VMRO-DPMNE po dhunojnë vullnetin e shumicës së re.
Gjatë javës së kaluar, LSDM njoftoi se ka planifikuar hapa konkret për zhbllokimin e situates.
Por akoma nuk është bërë e ditur se cili është plani dhe kur do të zbatohet. Përveç 67 nënshkrimeve, shumica e re parlamentare llogaritet si legjitime edhe nga PDSH. Partia që drejtohet nga Menduh Thaçi bëri me dije se qeveria e re do të ketë edhe dy votat e saj për çështjet e integrimit dhe avancimit të pozitës së shqiptarëve.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit