Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga fillimi i vitit ka lidhur gjithsej 30 kontrata për prokurim publik. Nëntë prej tyre janë bërë në katër sy ose pa tenderë, tregojnë të dhënat e Byrosë për Prokurim Publik.
Nga këto marrëveshje për të cilat raportohet se janë nënshkruar me një procedurë pa shpallje paraprake të konkursit, më e madhe është ajo për dezinfektimin e vendvotimeve për mbrojtje nga COVID 19. Vlen 17 milion denarë ose rreth 277 mijë euro.
Nga kontratat për të cilat ka pasur tenderë, më e larta është ajo për shtypjen e fletëve të votimit. Vlen 28 milionë denarë ose 455 mijë euro. Ndër marrëveshjet më të larta është ajo për transportin e materialit zgjedhor.
Byroja për prokurime publike
“9 milionë euro për transportimin e fletëvotimeve
2 milionë e 217 mijë denarë për llambat ultravjollcë dhe sprejin ultravjollcë
1 milionë denarë për karburant
960 mijë denarë për doracakë për edukim”.
Nëse mblidhen të gjitha marrëveshjet që janë të publikuara në Byronë e prokurimeve publike, KSHZ deri më 15 korrik ka shpenzuar mbi 1 milionë euro. Me rebalancin e buxhetit më 15 maj, KSHZ-së iu shkurtuan mjete, por jo për procesin zgjedhor. KSHZ dispononte me 10 milionë e gjysmë, prej të cilave 9.2 milionë lidhen me procesin zgjedhor.
LVV sot mban tubim në Gjakovë
Arrestohet një person për organizim të grupit kriminal dhe r...
104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Trump ofron 3,000 dollarë për emigrantët që vetëdeportohen
Trump reagon sërish: SHBA-së i duhet Greonlanda për sigurinë...
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...