Oficerët doganorë në Maqedoni thonë se i kanë konfiskuar më se 300 kilogramë kanabis në një kamion, i fshehur në thasët me oriz, në kufirinme Greqinë.
Dogana tha sot se droga, e destinuar për pjesën perëndimore të Europës, e ka një vlerë të shitjes në rrugë prej 800 mijë eurove.
Shoferi i kamionit, një grek 36 vjeçar, emri i të cilit nuk është publikuar, është arrestuar lidhur me akuza për trafikim, raporton agjencia AP nga Shkupi.
Autoritetet thanë se kamioni ishte nisur nga Athina dhe se detajet e këtij rasti i janë dërguar Zyrës së prokurorisë.
Konsiderohet se Maqedonia është pikë madhore tranzitore për trafikantët ndërkombëtarë të drogës, përfshirë transportin e heroinës nga Azia Jugperëndimore në Europë dhe aktualisht është parë kulminacion i trafikimit të kanabisit, sipas raporteve nga agjencitë e monitorimit të Bashkimit Europian. (REL)
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...