Ministria e Shëndetësisë informon se në Institutin për Shëndet Publik prej sot është hapur edhe një pikë për testim për COVID-19, e cila pritet të përshpejtojë procedurat për marrje të mostrave për coronavirus.
Pika do të punojë çdo ditë nga ora 7:30 e mëngjesit deri në orën 14 të pasdites për të marrë mostra dhe nga ora 18:00 deri në orën 20:00 të për marrjen e rezultateve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Hapja e pikës së re do të rrisë numrin e testeve në ditë dhe është planifikuar të kryhen deri në 1000 teste në ditë, që është rreth 150 teste më shumë se ato të mëparshmet”.
“Me këto teste shtesë, kapaciteti i testimit është rritur ndjeshëm dhe do të jetë e mundur të arrihet numër ditor deri në 2000 teste në institucionet shëndetësore publike”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...