Gjashtë raste të reja me fruth janë regjistruar në Shkup dhe rrethinë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në mesin e të sëmurëve është një foshnjë në moshë një vjet e gjysmë nga Çairi që është në mjekim shtëpiak, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga gjashtë të sëmurë, tre fëmijë janë në mjekim spitalor, ku njëri prej tyre është foshnja dy vjeçare nga fshati Morane, dhe tjetri nëntë vjeçari nga Gjorçe Petrovi ndërsa tjetri është i moshës tre vjet e gjysmë.
Nga fillimi i epidemisë, deri tash janë regjistruar 117 raste të fruthit.
Për momentin, në Klinikën e sëmundjeve infektive janë hospitalizuar 27 persona nga kjo sëmundje. Nga fillimi i epidemisë, deri sot janë vaksinuar 4.815 persona.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...