Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 399 raste të tjera të zbuluara dhe 17 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi ka arritur në 193.052, ndërsa numri i viktimave në 6.740.
Vendi po ashtu ka regjistruar 1.348 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 175.496 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht kishin rezultuar pozitiv ndaj virusit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 10.816.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.305.039 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.337 teste të kryera brenda ditës së fundit./arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...