Ministri për Diasporë, Edmond Ademi, është refuzuar për takim nga Komuniteti i Kishës Maqedonase në Berlin, për shkak të mospajtimit me politikat e Qeverisë së Maqedonisë.
Ministri shqiptar nga radhët e LSDM-së ndodhet për vizitë disa ditore në Berlin të Gjermanisë, ku si qëllim ka që të shpjegojë marrëveshjen për çështjen e emrit me Greqinë, për të cilën do të votohet në referendum më 30 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në një letër e cila është publikuar nga Komuniteti i Kishës Maqedonase, thuhet se refuzojnë të mbajnë takim me Edmond Ademin, pasi janë njoftuar se do të flitet për tema politike ditore.
Arsye për refuzimin e takimit është edhe ajo se ministri Ademi ka dashur të promovojë dobitë e marrëveshjes me Greqinë. Sipas Kishës “Shën Klimenti i Ohrit”, marrëveshja me Greqinë është e dëmshme dhe e turpshme dhe nuk ka nevojë që të prezantohen dobitë nga ajo./Telegrafi/

Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...