Mbi dyqind mijë maqedonas kanë marrë pasaportën bullgare, por për çudi në një sondazh të fundit ata nuk e shohin si vend mik Bullgarinë.
Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Prespa, vetëm 1 për qind e maqedonasve kanë përshtypje të mirë për Bullgarinë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Drejtori i Institutit të Prespës, Andrea Stojkovski, në një debat në “360 Gradë” foli për perceptimet e qytetarëve në lidhje me Marrëveshjen me Bullgarinë të matur në një sondazh të kryer për nevojat e institutit.
“Nëse shikojmë qëndrimin e qytetarëve maqedonas ndaj vendeve që kemi ndjekur në tërë hulumtimin, kur pyetemi se cili vend apo union është miku më i mirë i S. Maqedonia, dhe atje Bullgaria renditet shumë ulët. Edhe në përgjithësi, renditet shumë ulët. Vetëm 1% e qytetarëve tanë e shohin Bullgarinë si një mik të vendit, thotë Stojkovski.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?