Ministri i deritashëm i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve theksoi se punëtorët në administratë që kanë marrë pagë duke qëndruar në shtëpi do të thkehen në vendet e punës.
“Sipas marrëveshjes së koalicionit për Qeverinë e re, ka një afat të shkurtër. Për disa muaj kjo çështje do të përfundonte. Të gjithë do të kthehen në punë”, tha Mançevski.
Ai shtoi se nëse nuk kthehen në punë apo refuzojnë të kthehen, marrëveshjet e tyre do t’u ndërpriten.
Mançevski është tashmë është deputet i Kuvendit, ndërsa në pozitën e ministrit të MSHIA, sipas propozimit për Qeveri të re, pritet ta ketë Jeton Shaqiri nga BDI./Telegrafi/
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj