Nënkryetari i LSDM-së dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski për TV 24 tha se gjatë ditës së nesërme do të ketë vendim se çfarë orë policore do të kemi gjatë fundjavës së vazhduar.
“Gjatë ditës së nesërme do të ketë vendim se çfarë orë policore do të ketë gjatë fundjavës. Po bëhen konsultime, deri tani janë respektuar rekomandimet, ne i ndjekim mendimet e ekspertëve. Ne e kemi patjetër të shkojmë drejt lehtësimit të masave, por kjo do të thotë edhe respektim të masave tjera kufizuese. Po ato masa nuk respektohen, nuk mbahen maskat, nuk respektohet largësia trupore. Nëse duam lehtësim të masave, duhet të respektohen rekomandimet”, deklaroi Mançevski.
Ai sqaroi se lehtësimi i masave vjen në mënyrë proporcionale me respektimin e masave
Ndryshe, gjatë ditës së sotme në Maqedoninë e Veriut kishte 40 të infektuar të rinj.
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...