Personat të cilët hyjnë në Mal të Zi nga Serbia do të futen në karantinë, kështu vendosi mbrëmë Trupi Koordinues Kombëtar i Malit të Zi për Sëmundjet Infektive (TKK).
Ky trup ka prezantuar disa masa epidemiologjike për të gjithë Malin e Zi, veçanërisht për rajonin verior.
“Për shkak të zhvillimit të situatës epidemiologjike në Republikën e Serbisë, është vendosur që të gjithë personat që hyjnë në Mal të Zi nga ai vend të dërgohen në karantinë”, kumtoi qeveria malazeze.
Në kumtesë shtohet se “shkalla e rasteve aktive në Republikën e Serbisë, veçanërisht në zonën përgjatë kufirit me Malin e Zi, kërkon mbikëqyrje të rreptë epidemiologjike”.
“Prandaj, personat që hyjnë në Mal të Zi nga Republika e Serbisë nuk do të dërgohen në vetizolim shtëpiak deri në njoftimin e mëtejshëm, por vetëm në karantinë në objektet e përcaktuara nga shteti”.
TKK ka vendosur që kopshtet në Mal të Zi të mbyllen përsëri, ndërsa objektet hotelierike do të jenë të hapura deri në mesnatë.
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...