Nga Instituti i Shëndet Publik i Malit të Zi theksuan se janë analizuar 1.442 mostra dhe janë regjistruar 402 raste të reja
Mali i Zi ka regjistruar 402 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa 9 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Instituti i Shëndet Publik i Malit të Zi theksuan se janë analizuar 1.442 mostra dhe janë regjistruar 402 raste të reja.
“Në institut janë raportuar 9 raste të reja të vdekjeve të pacientëve. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit nga koronavirusi është 569, ndërsa nga fillimi i vitit është 578”, njoftuan nga instituti.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Malin e Zi është 10.756.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...