Takimi i ministrave të Jashtëm të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Podgoricë, ka shënuar fundin e kryesimit të Malit të Zi me këtë nismë, e cila nga viti i ardhshëm do të kryesohet nga Shqipëria, raporton Anadolu Agency (AA).
Në takimin në Podgoricë, u bë një përmbledhje e rezultateve të 12 muajve të kaluar, ndërkohë që u diskutua edhe mbi planet e Shqipërisë për vitin e ardhshëm, gjatë të cilit Tirana do të kryesojë këtë nismë.
Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, tha se në takim u konstatua se viti që po lëmë pas, solli energji të reja në perspektivën evropiane dhe euroatlantike të rajonit.
“Gjatë presidencës me Kartën, Mali i Zi ishte i frymëzuar për të promovuar aspiratat euroatlantike të vendeve të rajonit, bashkë me një rol aktiv në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësimin e tyre në NATO, duke vënë theksin në Maqedoni dhe Bosnjë e Hercegovinë. Nga ngjarjet më të rëndësishme gjatë presidencës malazeze ishte thirrja për Maqedoninë që të fillojë negociatat për anëtarësim në NATO”, tha Darmanoviq.
Ai shtoi se do të vazhdojnë të mbikëqyrin dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, nën përkujdesjen e BE-së, i cili duhet të jetë një prioritet për të gjitha palët.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha Shqipëria do të ketë tre prioritete gjatë kryesimit me nismën A5.
“Për ne është e rëndësishme të ruajmë angazhimin e SHBA-ve në rajon. Para së gjithash, investimet e SHBA-ve në këtë rajon lidhur me sigurinë e këtij rajoni kanë të bëjnë me sigurinë e Evropës Juglindore, që është pjesë edhe e platformës sonë A5 që janë të një vlerë të paçmuar. Duhet të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në fushat që kanë të bëjnë me kornizën e sigurisë së rajonit tonë, por njëkohësisht do të duhet të sigurohemi të hapim rrugë të reja të bashkëpunimit për vendet e rajonit të cilat kanë dëshirë t’i bashkohen kësaj nisme”, tha Bushati.
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa `dorëzim pa kushte`
Një grua në Shtime gjen një kuletë me mbi 300 euro në rrugë,...
Apeli anulon vendimin e Themelores që kishte liruar të dyshu...
Trump përjashton mundësinë për marrëveshje me Iranin: Asgjë ...
Kurti në ora 16:00 mban konferencë për media
Presidenti i Iranit: Ndërmjetësimi duhet të drejtohet nga at...