Autoritetet në Mal të Zi njoftuan se po hetojnë ish-prokurorin special të shtetit nën dyshimet se ka lidhje me krimet e luftës të kryera gjatë ndarjes së ish-Jugosllavisë.
Millivoje Katniq u arrestua më herët gjatë këtij viti.
Sipas njoftimit të Zyrës së Prokurorit Special të Shtetit, Katniq po akuzohet “për trajtim çnjerëzor të disa civilëve të nacionalitetit kroat, përfshirë për sulm ndaj tyre, torturim dhe lëndim fizik”.
Nisja e hetimeve vjen pas vlerësimit të dëshmive nga autoritetet në Kroaci, të cilat u gjetën gjatë kërkimit të provave materiale të Zyrës së Prokurorit të Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykata Penale, që u dërguan në Mal të Zi më 2020 dhe 2023.
Zyra e Prokurorisë në Kroaci asnjëherë nuk ka konfirmuar se Katniq ishte përfshirë në ndonjë hetim për krimet e luftës të kryera në Dubrovnik gjatë vitit 1991 dhe 1992.
Gjatë marrjes në pyetje, Katniq ka mohuar se ka qenë i përfshirë në kryerjen e krimeve të luftës.
Kantiq dyshohet po ashtu se ka hequr ndalesën e hyrjes për anëtarët e një bande kriminale serbe.
Zyrtarët në Mal të Zi janë zotuar se do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar si pjesë e përpjekjes së shtetit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian./rel
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...
Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pro...
Vrasja e plagosja në Gjakovë, Prokuroria: I dyshuari është i...