Pesë shtetasit serbë të cilët akuzohen për krijimin të një organizate kriminale e cila ka përgatitur sulme terroriste në Podgoricë të cilat duhej të ndodhin më 16 tetor të vitit të kaluar, kanë braktisur burgun hetues në Spuzh, pasi paraprakisht me prokurorin Special nënshkruan një marrëveshje për pranim të fajit.
Me marrëveshjen e nëshkruar është saktësuar kohëzgjatja të cilën ata do të duhet ta kalojnë në burg, pesë muaj, ndërsa të akuzuarit janë pajtuar që të mos braktisin teritorin e Malit të Zi deri në përfundim të procesit gjyqësor.
Marrëveshja është nënshkruar nga shtetasit Nikola Gjuriq, Sinisha Qetkoviq, Aleksandar Çuroviq, Dejan Stanojeviq dhe Millan Dushiq, ndërsa në paraburgim kanë ngelur Bratislav Dikiq, Branka Miliq, Dragan Maksiq, Sërboljub Gjorgjeviq dhe Ivica Matiq.
Shtetasit serb Aleksandar Aleksiq, Milosh Açimoviq i Perica Andriq su më 17 shkurt i thanë Gjykatës së Lartë në Podgoricë se kanë qenë pjesë e organizatës kriminale.
Në dëshmitë e tyre dhënë gjykatës, ata thanë se plani ka qenë për të hyrë me forcë në ndërtesën e Kuvendit dhe të presin urdhra tjerë nëse Fronti Demokratik humb zgjedhjet parlamentare.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën