Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, pas mbledhjes së NATO-s, në pyetjen e AIM pse e ka bllokuar bisedimet e BE-së për Maqedoninë e Veriut në Tetor deklaroi se nuk ka qenë i vetëm në atë vendim.
“E pranoj rolin e keq edhe një herë, nëse njerëzit duan të thonë se vetëm Franca ishte kundër, edhe një herë pranoj, por Franca nuk ishte e vetme kundër nisjes së bisedimeve”, u përgjigje kryetari i Francës, Emmanuel Macron, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai e përsëriti qëndrimin e Parisit se do të refuzohet çdo hapje të negociatave me vendet kandidate nëse nuk ka reformë në procedurën negociuese.
“Mendoj se procedura aderuese është shumë burokratike, konfuze, dhe nuk është relevante. Pyesni serbët nëse ju ndrysho jetesa në hapjen e kapitujve, duhet ta ndryshojmë procedurën”, tha Macron.
Ai shtoi se “në mënyrë të plotë arritjet e Maqedonisë së Veriut duke përfshirë edhe ndryshimin e emrit” dhe se bëhet fjalë për “hap shumë të guximshëm”
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...