Referendumi i caktuar është në udhërrëfyes vendimtar për rrugën e mëtejshme të vendit drejtë BE-së, por përsëri qytetarët e Maqedonisë janë ato të cilët vetë duhet të vendosin se në cilin drejtim do të lëvizin, tha shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas në intervistë për Agjencinë e Informative të Maqedonisë.
Maas është funksionar për punë të jashtme në kabinetin e Angela Merkelit. Ai vjen nga rrathët e partisë Socialdemokrate ku shprehu opinionin e tij rreth referendumit dhe marrëveshjes së Prespës.
“Nuk mund ta mendoj ndonjë moment më të mirë për vizitë. Qeveritë e Shkupit dhe Athinës në qershor kanë shkruar historinë. Kontesti për emrin qëndroi për 25 vjet në mes Maqedonisë dhe Greqisë. Tani ekziston një mundësi historike për tejkalimin e këtij kontesti, ndërsa me këtë do të tejkalohet edhe një nga pengesat kryesore për afrimin e Shkupit drejtë Bashkimit Evropian. Dua tu jap guxim qytetarëve të Maqedonisë që të vazhdojnë në këtë rrugë. Njëkohësisht qartë do ta përcjell: ne qëndrojmë pa perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ajo do të ngel kështu”, tha Maas.
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...