Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek ka thënë se mbështetja për reforma në Maqedoni është duke u venitur dhe se korrupsioni mbetet shumë i përhapur.
“Korrupsioni gjithashtu mbetet shumë i përhapur. Vendi duhet të demonstrojë vullnet të vërtetë politik në luftën kundër korrupsionit në formën e masave autonome dhe efektive përmes detyrimit të ligjshëm dhe trupave mbikëqyrëse, veçanërisht Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, duke rritur transparencën e masave anti-korruptive dhe duke krijuar një kornizë efikase për mbrojtjen e informatorëve, në linjë me standardet evropiane dhe praktikat më të mira”, ka thënë Lunaçek.
Zyrtarja e lartë e Parlamentit Evropian, në një intervistë për agjencinë “INA” ka folur edhe për ambjentin jo të përshtatshëm në të cilin punojnë organizatat e shoqërisë civile.
“Edhe pse është bërë një farë progresi, organizatat e shoqërisë civile kanë vazhduar të shprehin vërejtje serioze për klimën e rëndë në të cilën ato punojnë. Gjatë krizës politike të këtij viti, OSHC-të shpesh kanë luajtur një rol konstruktiv duke organizuar protesta të shumta paqësore në linja etnike dhe kanë kërkuar më shumë llogaridhënie nga politikanët”, ka thënë Lunaçek.
Ajo ka vlerësuar se, “shoqëria civile gjithashtu ka demonstruar unitetin ndëretnik si rrjedhojë e ngjarjeve tragjike në Kumanovë, në pranverë të vitit 2015”.
“Autoritetet shtetërore për këtë duhet të përfshijnë shoqërinë civile në politikëbërjen dhe legjislacionin në një mënyrë më të rregullt dhe efektive”, ka shtuar Lunaçek./ Top Channel/
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...