Pas disa anulimeve, sonte Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së duhet ta deklarojë qëndrimin në lidhje me kërkesën e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM për zgjedhje të parakohshme kuvendare bashkërisht me zgjedhjet presidenciale.
Jo zyrtarisht, kryesia e partisë në pushtet është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme kuvendare në pranverë, për shkak se siç thonë nga kjo parti, shteti ka prioritete dhe reforma që duhet të përqendrohet. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të sillet në mbledhje, ku do të bisedohen dy mundësitë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rend ditë në mbledhjen e sotme pritet të bisedohet edhe për zgjedhjet presidenciale, ku është tashmë e ditur se LSDM ende kërkon kandidatin më të përshtatshëm për kryetar shteti, i cili do të zgjidhet në kongres më 3 mars.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...