Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media akuzon Gordana Siljanovskën se kur ishte ministre në Qeverinë e parë politike nga pavarësia, në vitet e nëntëdhjeta, bashkëshorti i saj kishte marrë biznes me “free shop”.
Nga LSDM thonë se Siljanovska në një intervistë për televizionin Sitel pranoi se “free shopi” kishte ekzistuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Siljanovska aspak nuk është “simbol i së drejtës dhe drejtësisë” por shembull tipik i një përfituesi tranzicioni dhe simbol për nepotizëm dhe keqpërdorime. Në atë kohë Siljanovska përballej me kritikë të ashpër pikërisht nga deputetët e OBRM-PDUKM-së”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se qytetarët nuk do të lejojnë personalitete të pandershme dhe të pasinqerta, simbol për nepotizëm dhe keqpërdorime, të humbur në politikë që të qëndrojnë në krye të shtetit.
“Më 5 maj qytetarët do të dërgojnë porosi të qartë, do të zgjedhin progres, të ardhme të sigurt, njeri të ndershëm dhe të sinqertë, do ta zgjedhin Stevo Pendarovskin për president!”, shtojnë nga LSDM.
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në