Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se në zgjedhjet presidenciale qytetarët do të votojnë për kandidatin i cili sipas tyre, do të jetë president i gjithë qytetarëve.
Ata thonë se për herë të parë në histori, 30 parti të bashkësive të ndryshme etnike mbështesin një kandidat për president.
“Kandidati i përbashkët për president Stevo Pendarovski është konfirmim i konceptit të promovuar nga LSDM-ja për ndërtimin e një shoqërie për të gjithë në Maqedoninë e Veriut të avancuar dhe euroatlantike, shtet partner i barabartë në këshillin demokratik”.
“Fitorja e Stevo Pendarovsit në zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe një fitore e konceptit një shoqëri, fitore e rrugës tonë të përbashkët drejtë progresit, zhvillimit dhe integrimit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...