Partia maqedonase LSDM reagon ndaj deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev i cili akuzoi ish-ministrin e MPB-së dhe kryeministrin teknik, Oliver Spasovskin se ka bërë koalicion me mafian duke thënë se “OBRM-PDUKM me vite është në koalicion me mafinë që udhëhiqet nga kryetari i tyre i nderit që është në arrati në Budapest, Nikolla Gruevskit”.
“OBRM-PDUKM dëshiron që t’ua pamundësojë qytetarëve që t’i realizojnë të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë gjatë qeverisjes teknike”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, OBRM-PDUKM duhet ta harrojë praktikën e kontrollit të partisë ndaj MPB-së ndërsa keqpërdorimi nga kjo parti në ministri nuk do të ndodhë për shkak se nuk do të lejojë as LSDM as qytetarët.
“Përderisa OBRM-PDUKM i keqpërdor funksionet teknik dhe shpërndan lajme të rreme dhe në të njëjtën kohë mbron krimin nga regjimi, LSDM përmes masave dhe politikave konkrete sjell përfitime për qytetarët”, shprehen nga kjo parti.
Dështon sërish zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së, rishpallet ...
Dështimi për zgjedhjen e presidentit, reagon BE: “Ndjejmë ke...
Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, Qeveria: Kem...
Haxhiu kujton masakrat e vitit 1999 në Drenicë: Falë tyre ne...
Shkarkimi i ambasadorit në Vatikan, Kërçeli i VV-së: Pati de...
Dafina Zeqiri ndan foton e ëmbël të djalit të saj