Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM thuhet se “përderisa Maqedonia e fiton karrigen në NATO, anti-perëndimori Hristijan Mickoski vazhdon me destruksione dhe manipulime”.
Nga LSDM thonë se Mickoski nuk arriti dhe nuk do të arrijë ta ndalojë të ardhmen e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia nesër do të ulet në karrigen e saj në NATO, kjo është sukses për qytetarët, shtetin dhe humbje e fortë e Mickoskit dhe agjendës së tij anti-perëndimore”, thonë nga LSDM.
Sipas LSDM-së Mickoski le të mos kërkojë alibi për disfatën që e pret dhe se zgjedhjet do të jenë korrekte, të lira dhe demokratike.
“Në vend se të përhap të pavërteta, Mickoski të përgatitet për disfatë në zgjedhjet për kryetar shteti, le të përgatitet për disfatë në çfarë do zgjedhje”, thuhet në fund të njoftimit të LSDM-së.
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit