Nëpërmjet një njoftimit të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “politikat e suksesshme dhe reale të LSDM-së po vërtetohen në vazhdimësi”.
“Koncepti i kthimit të parave te qytetarët u vërtetua dhe është i suksesshëm. Po vijon pagesa e kthimit të TVSH-së për muajt prill, maj dhe qershor ndërsa shuma është 334 milionë denarë apo 5.440.000 euro”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata sqarojnë se kthimi i TVSH-së është 20% te prodhimet vendore dhe 10% te produktet tjera dhe se në këtë mënyrë ndihmohet ekonomia vendore.
“Për vetëm një vit nga vendosja ‘TVSH-ja ime’, rreth 670 milionë denarë apo 11 milionë euro janë kthyer te qytetarët, ndërsa numri i përdoruesve është rreth 300 mijë”, thuhet në njoftimin e partisë.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...