Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj njoftimeve të deputetit të OBRM-PDUKM-së Vllatko Gjorçev, i cili sot deklaroi se do të kandidojë për president.
Nga LSDM thonë se Gjorçev është kandidati i parë i cili ka dalë krah për krah me Mickoskin kundër integrimit të shtetit në NATO dhe BE, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Më shumë se 20 vite Gjorçev është pjesë e OBRM-PDUKM-së. Më shumë se 20 vite Gjorçev ka heshtur për gjitha krimet dhe politikat humbëse të partisë së tij. Me vite ka heshtur për krimet e Gruevskit, sot hesht për sjelljen antiperëndimore dhe antishtetërore të shefit të tij”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se Maqedonisë dhe qytetarëve nuk ju duhet edhe një ushtar antiperëndimor i Gruevskit dhe Mickoskit.
“Qytetarët do të zgjedhin president të vërtetë, që do t’i mbrojë interesat e tyre dhe do të rreshtohet me forcat progresive dhe demokratike në vend”, thonë nga LSDM.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër