LSDM vlerëson se nuk ekziston asnjë pengesë që menjëherë të jepet mandati për qeverinë e re dhe se kryetari Gjorge Ivanov nuk ka asnjë pretekst që të plotësojë detyrimin e tij kushtetues.
‘Interes shtetëror i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë është që të kenë qeveri ashtu siç votuan, e cila do ta lëvizë vendin përpara në proceset euroatlantike dhe do të sigurojë jetë cilësore për të gjithë dhe kjo do të ndodhë. Do të riafirmohet edhe programi i qeverisë së re reformuese që e garanton karakterin unitar dhe pavarësinë e shtetit’, citon LSDM-ja në kumtesën e sotme, njofton AIM.
LSDM konsideron se është e nevojshme qetësim urgjent i situatës politike dhe ekonomike në vend dhe se çdo kundërshtim i transferimit paqësor të pushtetit sjell përgjegjësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG