Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së, thuhet se “ekzekutuesi i Nikolla Gruevskit, Hristijan Mickoski nuk arriti ta realizojë urdhrin e shefit të tij nga Budapesti”.
“Krahas gjithë bllokimeve, ndalimeve, kundërshtimeve, ekzekutuesi i Mickoskit nuk arriti t’ia dalë në misionin e tij që ta mbrojë krimin”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, Ligji për Prokurori Publike është i rëndësishëm për shtetin e së drejtës, për të ardhmen evropiane dhe tashmë ka hyrë në procedurë kuvendare.
“Me këtë ligj nuk ka amnisti të fshehur për krimin e regjimit, ka përgjegjësi për të thithë. Ligji për Prokurori Publike do të thotë vendime gjyqësore për të gjithë rastet ku të akuzuar janë ish-funksionarë të OBRM-PDUKM-së, ndërsa ndër to është edhe Nikolla Gruevskit, shefi i ekzekutuesit të Mickoskit” thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...
Kurti tregon se cilat dokumente të strukturave paralele serb...
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...