Raporti vjetor pozitiv i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut njeh progresin dhe qëndrueshmërinë e procesit të reformës dhe mirëpret fillimin e negociatave me BE-në me mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.
OBRM-PDUKM si parti anti-evropiane e shtrembëron dhe kritikon raportin, ndërsa raporti i KE-së kritikon opozitën.
Në raport, kritikat më të mëdha i drejtohen opozitës, në krye me OBRM-PDUKM-në dhe bllokadave të saj në Kuvend me kritika të qarta për vonesën në miratimin e ligjeve, që është edhe shkaku i bllokadave nga opozita.
Nga raportet më të këqija të KE-së të marra gjatë sundimit të OBRM-PDUKM-së kur u vunë re institucione të kapura, organe gjyqësore, organe rregullatore dhe media, shqetësime të marrëdhënieve ndëretnike, presione në administratën publike, kemi arritur një “nivel të mirë të gatishmërisë”.
Falë politikave të përgjegjshme shtetërore të LSDM-së, Republika e Maqedonisë së Veriut, pas 17 vitesh pritje, më në fund me meritë filloi negociatat për anëtarësim në BE./Telegrafi/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...