LSDM nëpërmjet një kumtese reagojnë ndaj konferencës për shtyp të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski duke e quajtur Mickoskin zëdhënës të Janko Baçevit.
“Ushtari anti-perëndimor, Hristjan Mickoski tashmë flet sikurse Janko Baçev, në nivel të ulët dhe i frustruar, si politikan i mposhtur dhe i pasuksesshëm, i humbur në paaftësinë e vet”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre Mickoski do të mbahet mend si njeriu që bashkërisht me Gruevskin, Ivanovin dhe Baçevin punonte kundër të ardhmes së qytetarëve dhe Maqedonisë në BE dhe NATO, por që nuk ia ka arritur dhe është mposhtur.
“Qytetarët dhe forcat progresive të vendit nuk lejuan të bllokohet e ardhmja e Maqedonisë në NATO dhe BE”, kumtojnë nga LSDM duke shtuar se e gjithë bota demokratike, BE, NATO, ShBA-të e uruan përgjegjësinë e qytetarëve dhe deputetëve dhe përshëndetën miratimin e ndryshimeve kushtetuese që hapin rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...