Nëpërmjet një njoftimi, LSDM shprehet se “frustrimet dhe dëshpërimi nuk kanë fund te Hristijan Mickoski i cili në krizën më të madhe shëndetësore vazhdon të thotë dezinformata”.
“I gjithë shteti, institucionet, qytetarët, zyrtarët, të gjithë po luftojnë kundër coronavrisutit, vetëm i frustruari Mickoski po shpërndan lajme të rreme dhe panik”, shprehen nga LSDM, njofton telegrafi maqedoni.
Sipas tyre, me një sjellje të tij dhe me shpërndarjen e vetëdijshme të lajmeve, Mickoski është i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve dhe se lajmet e rreme të Mickoskin, sipas LSDM-së, janë pasqyrim i paaftësisë dhe papërgjegjësisë.
“S’është e saktë se nuk ka testime për coronavirus, është e pavërtetë e ndyrë e Mickoski e cila u demantua nga Ministria e Shëndetësisë”, shprehen nga LSDM duke shtuar se në shtet ka mjaftueshëm testime dhe vetëm 4.500 ka Instituti Për Shëndet Publik.
Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohet i mituri
Zogaj: Po flitet për rikthimin e Osmanit në LDK, do ta anali...
Mjekët e rinj të Vlorës, Rama: Shembull përkushtimi dhe prof...
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...