Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM reagojnë ndaj zgjedhjes së kandidates së OBRM-PDUKM-së për kryetar shteti, Gordana Siljanovska duke thënë se “Mickoski e zyrtarizoi kandidaten e tij që mbeti krah për krahu me atë, kundër zhvillimit, kundër NATO-s dhe BE-së, sikur Ivanovi dhe Nikolla Gruevski”.
“Grodana Siljanovska sot kishte mundësi të tregojë se dallon, se është kundër politikave anti-perëndimore të Mickoskit dhe të tërhiqet nga këto, por këtë nuk e bëri”, thonë nga LSDM duke shtuar se Siljanovska nuk u largua nga politikat kriminale të Nikolla Gruevskit, as nga aktivitetet shkatërruese të Mickoskit kundër zhvillimit të vendit, kundër marrëveshjes së Prespës dhe, siç thonë nga LSDM, kundër BE-së dhe NATO-s.
Gjithashtu, thonë nga partia në pushtet, Siljanovska nuk e dënoi gjuhën e urrejtjes dhe ndarjeve të qytetarëve që vinin nga koleget e saja të afërta me OBRM-PDUKM-në.
Rama prezanton portalin e punësimit në sektorin publik: Drit...
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...