LSDM ka konfirmuar për televizionin SHENJA se BDI-së i kanë dorëzuar dokument me shkrim lidhur me kushtet për koalicionin Qeverisës.
Nga partia e Zaevit për momentin nuk japin më shumë hollësi për përmbajtjen e përgjigjes me shkrim, por thonë se dokumenti është i mjaftueshëm dhe me të BDI nuk ka më asnjë pengesë për ti dhënë nënshkrimet e nevojshme që Zaev të marrin mandatin nga presidenti.
“Kemi dorëzuar dokument që mundëson dhënien e shpejtë dhe pa pengesa të nënshkrimeve të nevojshme për të marrë mandatin”, deklaroi për Shenja zëdhënësi i LSDM-së, Petee Shilegov.
Nga partia e Ahmetit ende nuk kanë përgjigje nëse do t’i japin nënshkrimet e deputetëve, por Shilegov tha se ata presin që tani BDI të veprojë./SHENJA
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...