LSDM-ja përmes një njoftimi thekson se të gjithë janë të detyruar që të mundësojnë transferim paqësor të pushtetit dhe se shumë shpejt qytetarët do të kenë Qeveri sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve.
Në njoftim citohet se Qeveria e re do të kujdeset për nevojat reale të qytetarëve dhe për interesat shtetërore.
“Punonjësit do të kenë rritje të pagë minimale të 12 mijë denarëve në vitin e parë, ndërsa ajo do të rritet deri në 16 mijë denarë në fund të mandatit të qeverisë së re reformuese. Paga mesatare do të rritet deri në 500 euro. Do të ulen shpenzimet e jetesës. Qytetarët do të paguajnë më pak para për energji elektrike, sepse do të kthehet tarifa e lirë ditore nga dy orë çdo ditë dhe gjatë gjithë uikendit edhe të shtunën edhe të dielën”, thuhet në njoftim dhe shtoi se do të hiqet testimi ekstern dhe pagimi i taksës së radiodifuzionit.
Në njoftim LSDM-ja citon edhe se shteti do të përparojë edhe drejt BE-së edhe drejt NATO-s.
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE-ja thonë se zgjedhje të reja parlamentare janë dalja e vetme nga situata në të cilën LSDM-ja e solli shtetin, sepse vetëm ashtu qytetarët qartë do të mund të deklarohen rreth platformës së Tiranës dhe nuk do të ndihen të mashtruar, porosit VMRO-DPMNE-ja në kumtesën me shkrim deri te mediat.
“Populli nuk lejon as formimin e qeverisë së Tiranës, as realizim të platformës së Tiranës dhe nuk e interesojnë faturat e Zaevit. prandaj LSDM-ja është në panik dhe është fuqishëm e vendosur që faturën e saj ta paguajë me shitjen e interesave të larta nacionale dhe shtetërore”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Sipas VMRO-së LSDM-ja është parti që nuk është me popullin dhe prandaj qindra mijëra qytetarë çdo ditë iu porositin se është më e ndershme t’i vuajnë dënimet me burg që i presin për krimin e bërë sesa të tradhtojnë.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...