Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se e gjithë politika e Mickoskit dhe partisë së tij është bllokimi i aktiviteteve të qeverisë, të shpërndajë lajme të rreme dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme pa bazë.
“Në kohën kur shteti ballafaqohet me krizë energjetike, Mikockski dhe OBRM-PDUKM në vend se të ofrojnë zgjidhje, ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme kuvendare për t’i bllokuar proceset de ekonomia të stagnojë. Kjo është papërgjegjësi, e pandershme dhe sjellje vetjake e Mickoskit dhe partisë së tij në dëm të qytetarëve”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se qytetarët janë të lodhur nga zgjedhje si ato edhe ekonomia pret mbështetje për krizën dhe jo një proces të ri zgjedhor.
“OBRM-PDUKM me veprimet destruktive e mirëmban konfliktin në vend dhe ndikon negativisht ndaj procesit eurointegrues të vendit”, thonë nga kjo parti.
Sipas tyre, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë./Telegrafi/
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...
Kounde vendimtar – Barça shënon fitore të rëndësishme ...
Digjet depoja e një marketi në Tophane të Prishtinës
Atalanta shënon fitore të madhe me përmbysje ndaj Chelseas n...
Haradinaj: Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të ko...