LSDM-ja përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni thekson se janë të vendosur për të formuar institucione funksionale dhe se së shpejti do të formohet qeveria e re reformuese. Nga LSDM thonë se kanë bërë hapin e parë drejt realizimit të vullnetit të 700 mijë qytetarëve.
“Shumica parlamentare në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren, në procedurë legale dhe legjitime, në mënyrë të qetë, para gjithë opinionit të Maqedonisë dhe botëror, zgjodhi kryetarin e ri të Kuvendit. Zgjedhja u përshëndet nga partnarët tanë strategjik SHBA-të, BE dhe gjithë opinioni demokratik. Tani Trajko Veljanoski duhet ta dorëzojë funksionin dhe të vazhdojnë procedurat demokratike me dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Nga kjo parti thonë se dhuna e ngritur nga Gruevski, Ivanovi, Veljanoski dhe Çavkov nuk duhet të përsëritet dhe se për atë që ndodhi do të ketë përgjegjësi.
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane