LSDM-ja përmes një komunikate i kundërpërgjigjet VMRO-DPMNE-së, duke pyetur nëse është tretur shumica e Micksokit dhe tani kërkojën alibi përmes lajmeve të reme.
“A është tretë shumica e Mickoskit, kështu që tani ai kërkon alibi përmes lajmeve të rreme? Deputetët e opozitës dëshmuan publikisht përmes mediave se nënshkrimet për Iniciativën e Mosbesimit të Qeverisë janë mbledhur me gënjeshtra dhe mashtrime, që vetëm tregon se nuk ka mashtrues më të madh se Hristijan Mickoski. A ka humbur Mickoski shumicën, ndaj detyrohet të kërkojë alibi përmes lajmeve të rreme nga Pallata e Bardhë?”, pyesin nga LSDM-ja.
“Presionet, shantazhet dhe kërcënimet ndaj qytetarëve, ndaj deputetëve janë tipar i VMRO-DPMNE-së, ndërsa shembulli i fundit i kësaj ishin kërcënimet dhe ngacmimet e deputetëve që votuan për ndryshimet kushtetuese. Nëse deputetët janë të qetë, shteti, institucionet do t’i mbrojnë nga kërcënimet e VMRO-DPMNE-së, tentativat për kërcënime dhe presione dhe kësaj radhe nuk do të kenë sukses”, thuhet në reagimin e LSDM-së./alsat.mk/
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu