”LSDM-ja ka shkelur demokacinë, Kushtetutën dhe ligjet, vetëm për të miratuar ligjin i cili do t’ia mundësonte mbështeje për mbajtjen e qeverisë jo-kompetente. Nuk shqtësohen për çmimin që sjellë ky ligji jo-kushtetues. Përgjegjësi duhet të ketë dhe patjetër se do të ketë. Këtë çka ka bërë LSDM dhe BDI është shkelje e demokracisë, duke treguar forcë dhe fuqi brutale”, tha OBRM-PDUKM, shkruan Telegrafi Maqdoni.
“Maqedonia me patjetër duhet të bëhet shtet i drejtë, patriotët e 27 prillit të lirohen nga burgjet dhe nga konstatimet ndaj të akuzuarëve të respektohet kushtetuta dhe ligjet në shtet. Gjyqtarët me patjetër duhet të ndalojnë të jenë pjesë e persekutimeve politike.”
”Persekutimet politike duhet të ndalohen menjëher, ndërsa gjyqtarët të lirohen nga kufizimet e pushtetit. Qeveria e LSDM-së në vend që të fokusohet në ndalimin e persekutimeve politike dhe revanshizmin ndaj të gjithëve atyre që nuk pajtohen me këto politika katastrofale, të kthej vëmendjen tek problemet e qytetarëve që dita ditës po rritet nga shkaku i paaftësisë së Zoran Zaev dhe bashkëpuntorëve të tijë”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...