Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “problemi disavjeçar i ndotjes së ajrit që 11 vite ishte i injoruar nga ana e OBRM-PDUKM-së sot zgjidhet vazhdimisht dhe në mënyrë sistematike me angazhim të plotë të të gjithë institucioneve si në nivelin lokal poasthu edhe në nivelin qendror”
LSDM thotë se po riparohet gjelbërimi që për një dekadë ishte shkatërruar për shkak të politikave kriminale të OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Problemi i ajrit të ndotur është kompleks, por të gjitha institucionet kompetente përmes një koordinimi të përbashkët veprimi në mënyrë aktive luftojnë kundër të gjithë burimeve të ndotjes së ajrit”, thonë nga LSDM.
Sipas LSDM-së, në mënyrë sistematike zgjidhet problemi disa vjeçar i ajrit të ndotur me qëllim që për dy vite, sipas tyre, niveli i ajrit të ndotur do të ulet për 50% në Shkup dhe në qytetet tjera të mëdha nga 30 deri 50% në gjithë Maqedoninë.
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish
Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Va...
Takimi për zgjedhjet e reja, PDK, LDK dhe AAK i përgjigjen f...
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin