LSDM përmes një kumtese i bënë thirrje epidemiologut Velo Markovski që të mos flas me teori konspiracioni.
Markovski në paraqitjen e fundit televizive tha se mbajtja e maskave në hapësira të hapura nuk është opsion i mirë dhe se pengohet nxjerrja e mikroorganizmave nga trupi jonë. Ai edhe më herët ka deklaruar se mbajtja e maskave është jo e shëndetshme për trupin.
“Anëtari i Komitetit Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së infektologu Velo Markovski përhap teori konspirative që kanë të bëjnë me coronaviursin, të cilat shkojnë vetëm në dëm të qytetarëve.
Udhëhqësia e OBRM-PDUKM-së me organizimin e tubimeve masive për shpëtim të karriges së Hristijan Mickoskit, në të cilën në mënyrë masovike shkelen masat kundër coronavirusit, e rrezikon shëndetin edhe të përkrahësve të tij”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/
Gjiganti i Premier Leagues futet në garë për Sandro Tonalin
Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave p...
Greva dyorëshe: Kërkohet mbrojtje e mësimdhënësve dhe garant...
18 të vdekur nga moti ekstrem i ftohtë në New York, kryebash...
Rama publikon foto nga takimi me Antonio Costa-n në Bruksel
Rikthehet Kupa e Kosovës me dy përballje interesante