Lista Serbe ka reaguar sot nëpërmjet një komunikate duke i cilësuar si të pabaza sulmet dhe akuzat ndaj ministrit Nenad Rikalo, nga ana e partive opozitare.
Sipas këtij subjekti politik ku bënë pjesë Rikalo, në Prishtinë të gjithë e dinë se ai nuk ka kurrfarë lidhjesh me ngjarjet e luftës dhe se një pjesë të madhe të jetës së tij, ia ka kushtuar ndërtimit të paqes midis popujve.
Lista Serbe i ka falënderuar institucionet të cilat, sipas saj, i kanë dalë në mbrojtje të vërtetës dhe drejtësisë, duke qartësuar se akuzat ndaj ministrit Rikalo janë të imagjinuara.
Ky subjekt, zotohet se qëndron fuqishëm prapa çdo anëtari të tij, dhe se nuk do të lejojë që emri i asnjë serbi të dëmtohet nga ana e individëve qëllimkëqij.
Kanë qenë disa banorë nga Prishtina që e kanë akuzuar Nenad Rikalon, për keqtrajtim të tyre para dhe gjatë luftës, njofton Klan Kosova
Ndërsa edhe vetë Rikalo, përmes një komunikate për media akuzat ndaj tij i ka quajtur të pasakta.
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...