Likuide ta paidentifikuara më ngjyrë të kuqe, kanë filluar të rrjedhin në lumin Danub afër urës së Novi Sadit në rrugën “Marka Milajnova.”
Ekipet për profesioniste kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme, dhe sipas tyre, në javën e ardhshme do të bëhet e ditur se çfarë lloj likuidesh janë këto, raporton e përditshmja serbe Blic.
Ndërkaq, sipas të dhënave të para jozyrtare, mendohet se thertoret më të afërta po e hedhin gjakun e kafshëve në kanalizime që kanë dalje në lumin Danub, por raporti përfundimtar pritet javën e ardhshme pas ekzaminimeve bëjnë të ditur autoritetet serbe.
Ngjarja ka ngjallur shqetësim tek banorët rreth zonës për higjienën dhe sigurinë e lumit.

Shumë të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga reshjet e dendur...
Trump kërcënon të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në ...
Pesë punëtorë të kompanisë kanadeze të rrëmbyer në Meksikë g...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin sot mbajnë protestë
SBASHK e mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”, bën thi...
Moti me vranësira dhe shi sot në Shqipëri