Ministrat e BDI-së si dhe zëvendësministrat dhe funksionarët e tjera kanë marrë kritika të ashpra nga kryesia qendrore e partisë, thotë për Plusinfo një zyrtarë i lartë i partisë së Ali Ahmetit.
Më të kritikuarit ishin zëvendëskryeministri për MO-në, Hazbi Lika dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi për punën e deri tanishme në Qeveri. Vërejtje, por më të vogla ka pasur pothuajse për të gjithë ministrat e BDI-së, nga ana kabineti i kryeministrit Zoran Zaev.
Në adresë të Likës ka pasur kritika për vonesën e sistemimit të të punësuarve në bazë të MO-së dhe për përfaqësimin e ulët nëpër institucione të pozitave kyçe nga shqiptarët.
Vërejtje të shumta ka pasur edhe për ministrin e ekonomisë Bekteshi, kurse më kritika më të vogla kaluan zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i ekologjisë Sadulla Duraku, gazeta express
Sipas kësaj nuk do të jetë befasi nëse Ahmeti i propozon Zaevit ndryshime të disa ministrave. Sipas burimit, paralajmërohet rokadë të ministrave të drejtësisë dhe arsimit. Megjithatë nga BDI thonë se gjithçka është në duar të Ahmetit.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend