Kuvendi pardje përfundoi me debatin mbi Propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë. Regjistrimi nuk është bërë për 19 vite, ndërsa nga java e ardhme Ligji për regjistrimin e popullsisë pritet të votohet.
LSDM thotë se me regjistrim të suksesshëm fitojnë qytetarët dhe shteti, ndërsa partia opozitare maqedonase përsëriti se po përgatit aksion për mbledhjen e nënshkrimeve për ta anuluar këtë ligj.
Nga OBRM-PDUKM theksojnë se po përgatisin dokumente që duhet të çohen në Ministrinë e Shëndetësisë për t’u zbatuar aksione për mbledhjen e nënshkrimeve në teren.
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoikovski e përsëriti qëndrimin se ligji është pa metodologji dhe përmban indicie për operacion politik dhe jo statistikor./Telegrafi/
Trumpi thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarak...
“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani p...
Lladrovci takon Limajn: Fërkimet riparohen kur qëllimi është...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor jep detajet për gjetjen e ...
Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani
PS dhe PD bëhen bashkë, votohet projektrezoluta për integrim...