Pas fuqizimit të ligjit për ndërprerje të shtatzënisë që u soll para dy vitesh, kanë filluar të numërohen edhe rezultatet e para negative. Me ligjin në fuqi, grave u ndalohet abortimi edhe në raste kur në barkun e tyre mbajnë embrion me anomali, raporton Zhurnal.
Një rast i tillë ndodhi me një grua e cila sot publikisht është prononcuar pë “24 Vesti”. Ajo është shprehur e revoltuar edhe ndaj deputetëve të cilët edhe për skaj reagimeve të ekspertëve dhe opinionit të gjerë publik, i dhanë dritë të gjelbër këtij ligji që e vlerëson diskriminues.
Nga ana tjetër, Shoqata joqeveritare “Hera”, reagon se viteve të fundit kishte kampanja të shtrejta mediale nga ana e qeverisë për ndalesat ligjore që jo vetëm paraqiten diskriminuese ndaj grave, por e vejnë edhe në rrezik jetën e tyre”, transmeton Zhurnal.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...