Lidhja e Shoqatave të diabetikëve në Maqedoni dërgoi kërkesë te Ministria e Shëndetësisë për miratimin e një plani kombëtar për parandalim nga diabeti 2020-2030 dhe përpilim të regjistrit kombëtar për personat me diabet, me qëllim , siç theksojnë, të përmirësimit të kujdesit mjekësor të pacientëve me diabet melitus, duke e marrë parasysh realitetin e ri të shkaktuar me virusin Kovid-19.
“Të udhëhequr nga nevoja për evidentim të mirë dhe kontroll të situatës momentale, shteti duhet ta krijojë këtë regjistër kombëtar me numër të saktë të personave me diabet, sipas tipit të diabetit, moshës, gjinisë, vendit të jetesës
etj. Regjistri i arritshëm transparent do të jetë themel serioz që të përpunohet strategjia kombëtare për ballafaqim me diabetin. Përpilimi i kësaj strategjie kombëtare konsiderojmë se duhet të shpërndahet në opinionin profesional dhe në krijimin e së njëjtës të përfshihemi edhe ne si lidhje kombëtare”, citojnë në kërkesën e Lidhjes së shoqatave.
Njëherit, kërkojnë edhe organizim të kampeve edukative për fëmijë dhe adoleshentë me diabet me ç’rast edukimi për diabet të vendoset në majën e veprimeve prioritare të të gjithë faktorëve për parandalim dhe ballafaqim me diabetin, të udhëhequr nga Komisioni kombëtar për diabet dhe Ministria e Shëndetësisë. Me organizimin e këtyre kampeve edukative te këto dy grupe të pacientëve, të cilët janë veçanërisht kategori e ndjeshme e pacientëve, presin që të njëjtëve t’u ndihmohet më lehtë ta pranojnë gjendjen e tyre shëndetësore dhe me atë të arrijnë kontroll të mirë të diabetit, si dhe të mësojnë se si të arrijnë mbrojtje personale të sigurt nga Kovid-19.
Mes kërkesave janë edhe furnizimi i terapive të arritshme më moderne GLP-1, terapi agoniste dhe tabletash, dhe se në realizimin e tenderit të ardhshëm, citojnë, presin, në pajtim me ligjin për ilaçe, të gjitha kërkesat ligjore në pjesën
e cilësisë të ndiqen.
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump
Ursula von der Leyen bisedë telefonike me presidentin e Liba...
Bodo/Glimt vazhdon me sukses ëndrrën evropiane – fiton binds...