Lëvizja majtiste Solidariteti përmes një kumtesë për media kërkoi dorëheqjen e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
“Kumanovarë qëndroni në këmbë. Jemi me ju. Dita e djeshme ishte e rëndë për të gjithë ne. mungesa e informacioneve zyrtare për gjendjen në terren i shtoi spekulimet dhe ndjenjën e pafuqisë dhe frikës në mes qytetarëve. Për këtë arsye, apelojmë deri te institucionet kompetente që të dalin me të dhëna zyrtare të qytetarëve të lënduar dhe të vrarë, ndërsa mediat, të raportojnë me kohë, në mënyrë profesionale dhe pa nxitur provokime.
Përsërisim se zyrtarët policor nuk janë armiqtë tanë ashtu si ne nuk jemi armiq të tyre. Neve na vjen keq që urdhërdhënësit e tyre I detyrojnë që të qëndrojnë kundër popullit të tyre në Shkup, ne jemi të shqetësuar për viktimat në Kumanovë. Zyrtarët policor janë bashkëqytetar tonë, fëmijë të punëtorëve dhe fshatarëve, dhe ne jemi solidar me ato.
Lëvizja majstiste Solidariteti kërkon dorëheqjen urgjente nga Qeveria të Nikolla Gruevskit, i cili e varfëroi, nënçmoi dhe e ndau popullin”, thuhet në kumtesën e kësaj Lëvizje.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend