Lëvizja Anti bixhoz nga Tetova në shenjë pakënaqësie për mos-ndryshimet në Ligjin për lojëra të fatit, ka paralajmëruar se do ta bllokojnë autostradën Tetovë-Shkup.
Ata thanë se kjo do të ndodhë në ditën kur do të fillojë fushata zgjedhore.
“I njoftojmë qytetarët dhe shoqatat qytetare se në ditën kur do të fillojë fushata zgjedhore, Lëvizja Antibixhoz do të bllokojë lëvizjen e lirë në autostradën drejt Shkupit, tek pikëpagesa në Zhelinë, duke filluar nga ora 10”, theksoi në konferencë për media, Xhemal Abdiu – përfaqësues i lëvizjes Antibixhoz.
Ai tha se janë të pakënaqur që partitë politike në Kuvend nuk e vendosën në rend dite propozim-ligjin, edhe pse për të njejtën ka patur debat në komision.
“Arsyeja pse nuk e kemi ligjin e shumëpritur, fajtor janë dy partitë LSDM dhe OBRM-PDUKM. Thamë se do t’i demaskojmë të githë ata që do të dalën në anën e bixhozit dhe nuk e miratuan ligjin”, tha Abdiu.
Ndryshe, kërkesa kryesore e Antibixhozit është dislokimi i objekteve të lojërave të fatit, së paku 3 kilometra nga çdo vendbanim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...