Sot në orën 9:50 në rrugën “11 Oktomvri” në Kumanovë, afër xhamisë së qytetit, ka ndodhur aksident ku ka marr pjesë automjeti “Fiat Linea” në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e drejtuar nga P.S (44), i punësuar në MPB dhe 7 një djalë shtatëvjeçar, informojnë sot nga Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë.
Pas aksidentit, djaloshi ka qenë i dërguar në Spitalin e Kumanovës, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore, me çka e kanë dërguar në Kompleksin Klinik “Nëna Terezë” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me ngjarjen, Prokurori Publik dhe SPB Kumanovë, kanë marr masa për zbardhjen e rastit. Gjithashtu për ngjarjen është informuar dhe reparti për punë të brendshme, hetimet kriminalistike dhe standarde profesionale.
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve