Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska tha se regjistrimi i popullsisë është i rëndësishëm për zhvillimin e shtetit dhe ky regjistrim do të mbahet në prill të vitit 2021.
“Me propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë që është në procedurë kuvendar, mundësuam zbatimin e regjistrimit të popullsisë sipas standardeve më të larta të BE-së, operacion statistikor që do të realizohet nga Enti Shtetëror për Statistika. Me Propozim-ligjin, kemi për qëllim që këtë operacion statistikor asnjëherë të mos trajtohet si çështje politike, por vetëm si operacion statistikor”, tha Kuzeska.
Sipas saj, regjistrimi nuk do të varret nga vullneti i partive politike dhe kryetarëve të partive.
“E pamë atë qasje të OBRM-PDUKM-së kur organizoi regjistrim në vitin 2011 dhe dështoi. Edhe sot kjo parti bën që regjistrimi të mos mbahet. OBRM-PDUKM vazhdon në Kuvend të sillet në mënyrë destruktive dhe të papërgjegjshme. Me mijëra amendamente nga OBRM-PPDUKM dhe opozita në Kuvend pengojnë rregulloren që kanë për qëllim të sigurojnë punën nga larg për deputetët që janë në izolim për shkak të COVID-19”, tha Kuzeska.
Ajo tha se LSDM përmes shumicës kuvendare në Kuvend është e gatshme në procedurë kuvendare të shqyrtohen amendamentet e propozuara nga opozita me qëllim që të sigurohet ligj më cilësor.
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...
Inter me dy mungesa të mëdha për sfidën ndaj Dortmundit
Lot dhe emocione, Greta merr propozim për martesë nga partne...